Profesori i universitetit thotë se LDK-ja dhe PSD-ja i sollën fatkeqësi Kosovës

Aktuale

Profesori i universitetit thotë se LDK-ja dhe PSD-ja i sollën fatkeqësi Kosovës

Nga: D.RR Më: 21 mars 2019 Në ora: 07:59
Dardan Molliqaj

Ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka thënë se dy fatkeqësitë që i ndodhën Kosovës në vitet e fundit erdhën nga LDK-ja dhe PSD-ja.

Ai thotë se me LDK-në që e solli Thaçin president dhe PSD-ja që ia vazhdoi mandatin kryeministrit Haradinaj, janë fatkeqësi për Kosovën.

“Krejt t’zezat tjera e kanë burimin në këto dy epizode tregtaro-politike sa qesharake aq edhe të gërditshme”, ka shkruar ndër tjera ai, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Dy fatkeqësi i ndodhën Kosovës këto vite:

- Të parën ia solli LDK-ja me fabrikimin e Thaqit president.
- Të dytën ia solli PSD-ja me vazhdimin e Ramushit kryeminister.

Krejt t’zezat tjera e kanë burimin në këto dy epizode tregtaro-politike sa qesharake aq edhe të gërditshme.

Nejse...Një pyetje e pata:
....a ka mendim PSD-ja për vërsuljen që AAK me shoqe po ia bëjnë postes e posteve tjera me rroga të trasha?

Se para disa javëve PSD e quante historik shpëtimin e qeverisë Haradinaj me votimin e buxhetit dhe me inkuadrimin e saj ne ekskursionet e Brukselit.

A mund të na i thonë të mirat që kjo qeveri po ia sjellë Kosovës konkretisht përveç dhunimit të shtetit dhe dinjitetit me banda e me injorancë?

Folni trima se na patët lodhë me fejsbuka e me instagrama kur u vetshpallët qesharakçe « konstruktivë të politikës » dhe « shpëtimtarë të interesit të Kosovës ».

A mendoni se i bëtë mirë Kosovës duke ia vazhdu asfiksinë asaj dhe popullit të saj me bandat e këtyre 20 viteve?

Nuk është tragjike me e pranu gabimin. Tragjike është me e vazhdu atë duke e tregtu integritetin personal dhe interesin kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat