Rama shprehet hapur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo gjë ndodhë natyrshëm - Bota Sot
Rama shprehet hapur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo gjë ndodhë natyrshëm

Aktuale

Rama shprehet hapur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo gjë ndodhë natyrshëm

Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:11
Edi Rama

Në mënyrë periodike kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për idetë e Shqipërisë së madhe. Vëzhguesit politik në vend, besojnë që pas saj ndodhet një strategji për të mbajtur pushtetin, shkruan fillimisht prestigjiozja më e madhe zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

Mbi Ballkanin Perëndimor nuk kalon asnjë ditë ku politikanët nuk flasin për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje që pritet t’i jap fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar, deri para pak vitesh kundërshtohej kategorikisht nga perëndimorët.

“Është diçka natyrale”

Prestigjiozja e Cyrihut, ka folur shkurt edhe me kryeministrin Rama, i cili qëndron pas një ndryshimi kufijsh mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Kjo është diçka natyrale,” tha ai gjatë një bisede me NZZ.  Ai shtoi se edhe kufijtë mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe Maqedonisë, në vitet e kaluara janë definuar ndryshe.

Në të njëjtën kohë, Rama shton se Shqipëria nuk është e përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sesi do duket marrëveshja, duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia,” tha numri një i qeverisë së Tiranës. Megjithatë, duhet të shmangen “absolutisht kufijtë etnikë.”

Deri tani askush nuk ka dhënë sqarim të qartë se si do dukej ky ndryshim i kufijve, por SHBA dhe BE do mbështeste “secilën marrëveshje të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Flirt me idetë e Shqipërisë së madhe

Më tej media zvicerane tregon idetë e Shqipërisë së madhe nga Rama, kur në të kaluarën kishte thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të përbashkët dhe se mund të arrihet një union shqiptarësh mes atyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Serbinë.

Media zvicerane kujton se në krahasim nga vitet e mëpërparshme, shqiptarët janë bashkuar më shumë falë edhe autostradës së Kombit, ku Kosova ka dy orë larg detin. Gjithashtu në qeverinë e Ramës ka dy ministra nga Kosova.

Nga këndvështrimi i politologut të Universitetit të Tiranës, Afrim Krasniqi, e gjithë kjo “është një propagandë”, pasi deri tani ka pak rezultate konkrete dhe se dy ministrat njihen mjaft pak në Kosovë.

Ashtu si Rama dhe paraardhësi i tij Sali Beriisha, më shumë se me partitë politike në Kosovë, janë lidhur me individë. Kur jemi te ekonomia, gjatë marrjes së qeverisë nga Rama në 2013, eksportet shqiptare në Kosovë ishin 7.3 përqind, kurse në 2018 ishte 8.7 përqind. Në të njëtë kohë importet nga Kosova janë rritur nga 1.1 në 1.4 përqind.

«Mini-Shengen» për Ballkanin Perëndimor?

Më tej Edi Rama nuk mund të jap data konkrete për marrëveshjen e Prishtinës dhe Beogradit, por shpreson që të arrihet që në këtë vit.

“Ne kërkojmë që në të gjithë rajonin të vendosim një model të Shengenit në kontrollet kufitare,” tha ai. Ne duam të jemi pjesë të BE dhe duhet të zbatojmë sistemin e tyre.

Politologu Krasniqi, në anën tjetër mendon se Shqipëria nuk ka politikë të jashtme të pavarur dhe se bën “atë që BE dhe SHBA bëjnë”.

Kur Rama përdor retorikën nacionaliste, ai vetëm kërkon që të dalë nga kriza e brendshme. Krasniqi është i gëzuar që Shqipëria nuk ka rol dhe strategjinë e vetë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se qëllimi i vetëm i Ramës, pas presioneve të protestave opozitare, është që me çdo kusht të qëndrojë në pushtet. Ky qëllim rrëzon gjithë qëllimet tjera./foldrejt.com/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...