Limaj: Nuk ka asgjë të panjohur në platformën për Dialog

Aktuale

Limaj: Nuk ka asgjë të panjohur në platformën për Dialog

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:48
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që kryeson delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë të enjten se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje.

Limaj ka thënë se territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe pa njohje nuk ka kuptim asnjë dialog.

“Nuk ka asgjë të panjohur ne platformë, është derivat i kushtetutës së Kosovës. Kosova shkon në bisedime në. Bruksel për njohje. Ne si Kosovë kemi nxjerr disa tema që na interesojnë të jenë ne tavolinë dhe pjesë e marrëveshjes. Në fund ky proces duhet të përfundojë me njohje. Marrëveshje që do të hapte perspektivë për dy vendet tona. Në ketë dialog, Serbia duhet të njoh realitetin e Kosovës si shtet i pavarur. Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd. Ata e dinë që Kosova ka një Kushtetutë, e dinë që Kosova e ka shpallur pavarësinë. Kjo platformë është në tërësi ne përputhje me Kushtetutën. Ende nuk kemi qëndrim zyrtar te Serbisë, siç e kemi ne. Kosova është e pa cenueshme në territorin e saj, pa njohje nuk ka kuptim asnjë dialog”, tha Limaj.

Nenad Rashiq nga SLS, thotë se serbët e Kosovës nuk janë të informuar nga Beogradi sa i përket procesit të dialogut.

Ai u shpreh se është kundër çdo ndryshimi të kufijve.

“Përmes procesit të dialogut, ne serbët dhe Kosovës jemi si gusat në mjegull, nuk jemi të informuar nga Beogradi. Ne serbët e Kosovës jemi të lënë anash. Ligji për dialogun ka anë të mira dhe të këqija. Pozitive është ajo që ekziston diçka, ekziston një plan një platformë. Negative është që janë vendosë disa kufizime. Gjëja e mirë që delegacioni kosovar ka qëndrim që nuk do të ketë ndarje. Jam kundër për çfarëdo prekje të kufijve, demarkacioni e çfarëdo korrigjimi do të ishte katastrofal për serbët e Kosovës”, tha Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat