Haradinaj: Kosova ka potencial që tu ofrojë trajtim të drejt personave me Down Syndrome

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka potencial që tu ofrojë trajtim të drejt personave me Down Syndrome

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:10
Haradinaj: Kosova ka potencial që tu ofrojë trajtim të drejt personave me Down Syndrome

Madhështia e shoqërisë sonë qëndron në vullnetin për të pranuar dhe integruar të gjithë pa dallim.

Kosova ka potencialin e nevojshëm për t’iu mundësuar të gjithë personave të prekur nga Down Syndrome trajtim të drejtë dhe mundësi të barabarta që të përmbushin potencialin e tyre në të gjitha aspektet e jetës si pjesë e kësaj shoqërie.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Down Syndrome.

Në këtë konferencë Haradinaj ka vlerësuar progresin dhe punën që duhet bërë për avancimin kornizës ligjore për përkrahjen, integrimin dhe punësimin e tyre.

“Në këtë aspekt, kemi miratuar Rregulloren për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat