Haradinaj dhe Darmanoviq zotohen për ndërtim të raporteve me të gjitha shtetet e rajonit - Bota Sot
Haradinaj dhe Darmanoviq zotohen për ndërtim të raporteve me të gjitha shtetet e rajonit

Aktuale

Haradinaj dhe Darmanoviq zotohen për ndërtim të raporteve me të gjitha shtetet e rajonit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:14
Haradinaj dhe Darmanoviq zotohen për ndërtim të raporteve me të gjitha shtetet e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.

Haradinaj e ka njoftuar ministrin Darmanoviq për zhvillimet e gjithanshme në Kosovë, përkushtimin e Qeverisë për zhvillim ekonomik, forcimin e rendit dhe ligjit, përmbushjen e agjendës së reformave evropiane, për bashkëpunimin rajonal si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Duke vlerësuar raportet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Haradinaj tha se po punojnë me përkushtim për ndërtimin e raporteve të mira bilaterale me të gjitha vendet e rajonit, duke potencuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen për perspektivën euroatlantike dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve tona”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takim, është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se arritja e një marrëveshje finale ligjërisht obligative me Serbinë, që nënkupton njohjen reciproke, është në interes të dy vendeve dhe do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, tha se Mali i Zi do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në fusha të interesit reciprok, ndërmjet dy vendeve tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...