Isa Mustafa godet fort Haradinajn për demarkacionin, tregon atentatet ndaj tij sa ishte kryeministër - Bota Sot
Isa Mustafa godet fort Haradinajn për demarkacionin, tregon atentatet ndaj tij sa ishte kryeministër

Aktuale

Isa Mustafa godet fort Haradinajn për demarkacionin, tregon atentatet ndaj tij sa ishte kryeministër

Nga: D.RR Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:35
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka lënë pa e komentuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi që u nënshkrua sot një vit më parë.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka treguar sfidat që kishte në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës, nga ata që e kundërshtonin për demarkacion, duke i renditur sulmet ndaj tij.

Derisa thotë se pushteti sot po hesht, Mustafa ka vendosur që të kritikoj ata që se mbajtën fjalën dhe i pyet se të gjithë ata që me kauzë të rrejshme organizuan dhe përkrahën dhunën kundër demarkacionit: ku jeni sot, “sepse kufiri mbeti aty ku ishte”, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi? E shtroj këtë pyetje, 365 ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi.
Për aq sa mbaj mend, nga vjeshta e vitit 2015 e deri në fund të vitit 2016, duke marrë shkas nga kjo Marrëveshje, u organizuan veprime të dhunshme dhe kriminale nga ata që ndërtuan kauzën se Kosova me këtë marrëveshje po humb 8200 hektarë.
U pengua puna e Kuvendit duke hedhur gaz lotësjellës, shishe të ujit e sprej të syve; nga gurët dhe objeket e forta të protestuesve u plagosën shumë policë, disa edhe me pasoja afatgjata; iu vënë flaka me shishe molotovi ndërtesës së Qeverisë, u sulmua me minahedhës ndërtesa e Kuvendit; u sulmuan ministrat me vezë në rrugë, u gjuajtë bombë në ndërtesën e RTK-së dhe te kryetari i Komisionit shtetëror për shenjimin e vijës kufitare.
Unë dhe eskorta ime, e kryeministrit, për mbi tetë muaj rresht u sulmuam. Një hërë me gurë nga pusia në të dalë nga Suhareka. Parreshtur u gjuajtëm me vezë, me sfera me ngjyrë, me iriq metalik, të punuar enkas për atentat ndaj meje në rrugën që qonte në shtëpinë time në Prishtinë. U sulmua shtëpia ime nga protestuesit me shishe të molotovit. Ii vënë flaka, kur ishte vetëm bashkëshortja ime aty.
Dhe sot?
Asgjë!
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi kishte deklaruar se nuk kanë asnjë kontest të demarkacionit me Kosovën.
Kufiri mbeti aty ku ishte me Marrëveshje. Shpejtim Bulliqi, i cili me një grup i doli në krah z. Haradinaj për kauzën e tij të rrejshme, u bë kryetar i Komisionit. E z. Haradinaj, Kryeministër. Tani heshtin, nuk veprojne, veç se e ushqejnë me para Komisionin e tyre. Heshtin të gjithë ata që i zënin ekranet televizive dhe mediat tjera kundër Marrëveshjes së demarkacionit.
Heshtin edhe deputetët, të cilët atëherë me popullizëm të pashoq kundërshtonin marrëveshjen. Disa prej tyre edhe tani deputet e disa jo.
Unë nuk po hesht sot. Por po i pyes të gjithë ata që me kauzë të rrejshme organizuan dhe përkrahën dhunën kundër demarkacionit: ku jeni sot, sepse kufiri mbeti aty ku ishte. Aty ku ju, pas gjithë asaj katrahure që ia shkaktuat vendit dhe asaj marrie, e gëlltitët dhe e votuat.
Pyes Kryeministrin e vendit, Qeverinë, Kuvendin, Komisionin shtetror.
Valla, e ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputet të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria.
Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall?
Pranone, gjithë ju, se e keni pasur vetëm për vota dhe pushtet. Pranone edhe fajin që i morët në qafë qytetarët dhe i privuat nga liberalizimi i vizave për shkak të egos tuaj. IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...