LB kërkon mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

Aktuale

LB kërkon mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Lëvizja për Bashkim (LB) kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndjekin shembullin e Republikës së Shqipërisë dhe përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore ta pamundësojnë veprimin e lojërave të fatit në vendin tonë.

Duke qenë se lojërat e fatit, më shumë se zgjidhje e problemeve ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët, shkaktojnë probleme të reja  për familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, Lëvizja për Bashkim konsideron se mbyllja e tyre do të ishte një hap thelbësor në luftimin e kriminalitetit që do të ndikonte edhe në forcimin e sigurisë publike.

Ndryshe, Shqipëria ka marrë vendim për mbylljen e lojërave të fatit, derisa është vërejtur dukuria e shtimit të tyre në Republikën e Kosovës, ku së fundi ka pasur incidente me epilog fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat