Kundërpërgjigje deputetit Bekë Berisha: Duhesh me qenë shërbëtor i AAK-së për t’u bërë milionerë pa punuar!

Aktuale

Kundërpërgjigje deputetit Bekë Berisha: Duhesh me qenë shërbëtor i AAK-së për t’u bërë milionerë pa punuar!

Nga: N.Sh Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:32
Bekë Berisha dhe Ramush Haradinaj

Publicisti Bajram Kabashi i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Bekë Berishës.

Pas kritikave që Berisha iu dha qytetarëve që po largohen nga Kosovës, Kabashi thekson se, për dikë është më mirë në Kosovë sesa përjashta.

Sipas publicistit, në Kosovë për t’i përfituar të mirat duhesh me qenë shërbëtor i ndonjë partie në pushtet, shërbëtor i AAK-së.

Kabashi përmes një postimi ën Facebook, thekson se, vetëm në Kosovë pa punuar fare mund të bëhesh milioner.

Ja postimi i plotë:

Humoristike...

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha:

"Në një intervistë në T7 i ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

“Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flen me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai. "

Përgjigja ime;

Po besa..., mire e ke o Bekë Berisha! Sigurisht që për dikë është më mirë në Kosovë se sa përjashta . Por, për t'i përjetuar ato të mira në Kosovë, duhet të jesh shërbëtor i devotshëm i ndonjë partie në pushtet. Shërbëtor i AAK-së, për shembull! Ndërkaq, ajo që e flet për vëllezërit e tu është deri diku e vërtetë, nëse rrëfimi yt është real dhe i bazuem. As në Gjermani e as në ndonjë vend tjetër perëdimor, nuk mund të fitosh para pa i merituar ato me punën e djersën e derdhur.

Në Kosovë, po, aty mund të pasurohesh edhe pa punuar kurrë, madje mund të bëhet njeriu edhe milionerë, sic nuk mund të bëhet askund në vendet demokratike në botë.

Krejt në fund, për atë që vëllezërit e tu nuk bëjnë banjo një javë ditë?! ...

Nëse është kështu sic rrëfen, është shumë keq për ta, pasi higjiena është pjesë e domosdoshme e kulturës së njeriut. Vetkuptueshmëni apo ABC-ja e një personi të formuam e me kulturë ndaj vetes e të tjerëve. Eshtë mëkat i madh që t'i keshe mundësitë që ta bësh një banjo dhjetëminutëshe për cdo ditë pas punës, sic i kane vëllezërit e tu në Gjermani, e mos ta pastrosh trupin nga djersët dhe zdrali i mundshëm. Sa e dij nga përvoja ime jetësore, pastërtia në vendet e qytetëruara është kult dhe nëse ti e une nuk pastrohemi përditë, megjithëse i kemi kushtet për ta mbajtur higjienën sic na takon, atëhere paraqesim problem , pengesa dhe mospranim të arsyeshëm në mjedisin e punës. Askush nuk ka dëshirë e nuk pajtohet që ta ketë afër vetës në punë personin që "mund t'i vije era e keqe" për shkak të papastërtisë së tij. Personat e tillë mund të marrin vërejtje interne (duke e qitë vetën në pozitë turpnuese) edhe nga udhëheqesit e kolektivit e ndërmarrjes së caktuar, nëse kanë marrë vërejtje (po ashtu interne) prej kujtdoqoftë.

Gjë që është e kuptueshme dhe e logjikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat