Edhe kjo parti politike mbështetën idenë për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

Aktuale

Edhe kjo parti politike mbështetën idenë për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

Nga: D.RR Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Balli Kombëtar Demokrat, përmes një komunikate për media ka shprehur gatishmërinë që të kontribuoj me mbështetjen maksimale për çfarëdo iniciative që merret për mbylljen e lojërave të fatit në territorin e Republikës së Kosovës, përcjellë "Bota sot".

Ata shkruajnë se kjo është në të mirën e shoqërisë së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Balli Kombëtar Demokrat e mbështet idenë për mbylljen e lojërave të fatit në territorin e Republikës së Kosovës. Rastet e fundit që përfunduan me vrasje, i kemi përcjellë me shqetësim të madh dhe mendojmë që mbyllja e këtyre lojërave të fatit do të ishte në të mirën e shoqërisë kosovare. Çdo iniciativë apo peticion që merret në drejtim të kësaj, Balli Kombëtar Demokrat shpreh gatishmërinë që kontribuoj me mbështetjen maksimale.

Balli Kombëtar Demokrat – Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat