Darmanoviq për demarkacionin: Punë e kryer

Aktuale

Darmanoviq për demarkacionin: Punë e kryer

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:51
Darmanoviq dhe Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka deklaruar se çështja e Demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës është problem i zgjidhur. Ai u shpreh se nuk e shohin si një çështje të hapur ndërmjet dy vendeve.

Këto komente i ka bërë pas takimit që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Darmanoviq: Ne nuk e shohim si një çështje të hapur ndërmjet këtyre dy vendeve

“Problemi është zgjidhur. Ne nuk e shohim si një çështje të hapur ndërmjet këtyre dy vendeve... Nuk ka pika kontestuese kjo është kryer”, është shprehur ai.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se çështja e demarkacionit është çështje e zgjidhur.

Pacolli: Problemi është zgjidhur, kemi një marrëveshje me Malin e Zi

“Është komisioni ndërshtetëror që do të dal dhe do shënojë këtë kufi dhe unë besoj që ky problem është i zgjidhur dhe nuk është temë diskutimi. Problemi është zgjidhur, kemi një marrëveshje me Malin e Zi dhe kjo zgjidhje ka pasur goxha jehonë të madhe ndërkombëtarisht si hap jashtëzakonisht fisnik i dy shteteve në zgjidhjen e problemeve pa intervenime nga jashtë, pa ndërmjetësime, ne këtë problem e kemi zgjedhur vetë, është i zgjidhur problemi”, tha ai.

Diplomati malazez, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka thënë se Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet dy vendeve.

Darmanoviq: Mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

“Subjektet apo temat në rajon që të bashkëpunojmë në mënyrë që të arrijmë një anëtarësim sa më të shpejtë në familjen evropiane. Sigurisht do të gjenerojmë më shumë progres socio-ekonomik më të shpejt për të gjitha shtetet e Ballkanit. Në këtë linjë e mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke kuptuar të gjitha kompleksitetet të cilat të dy palët hasin në këtë drejtim. Prandaj, është e rëndësishme që të theksohet qartazi që është në interes të të gjithë rajonit që të dy anët të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe efektive e cila duhet të jetë në funksion të arritjes së një stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Më lejoni që të përsëris që ne fuqishëm e mbështesim vendet e rajonit  në përpjekjet e tyre në integrim, në këtë kontekst..Dëshirojmë që Serbia dhe Kosova të zgjidhin këtë çështje në mënyrën më të mirë dhe në fund të kësaj rruge nënkuptohet dhe duhet të pranohen shtetet mes veti”, është shprehur ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Mali i Zi gjithmonë e ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës.

Pacolli: Ne do të jemi në agjendë për anëtarësim në Interpol

“Ju e dini që Kosova është duke bërë përpjekje maksimale për ta ushtruar sovranitetin edhe në forume ndërkombëtare përmes anëtarësimit në organizata të ndryshme dhe ju keni mbështetur, e mbështetni në forume rajonale siç thash, por edhe keni mbështetur Kosovën në anëtarësimin në NATO, keni mbështetur Kosovën po ashtu edhe në anëtarësimin në UNESCO. Ne nuk arritëm të kryejmë punën vitin e kaluar, sigurisht këtë vit Kosova do të jetë në agjendën në rendin e ditës në samitin e ardhshëm të NATO-s, gjegjësisht të Interpolit. Edhe pse me vështirësi ne do të jemi në agjendë edhe një herë do të kërkojmë mbështetjen e juaj, jo vetëm votën e juaj, por edhe votën e shteteve të cilat janë të afërta me ju”, tha ai.

Bashkëpunimi në fushën e integrimeve ka qenë njëra nga çështjet e diskutuara në kuadër të këtij takimi, për të cilën të dy ministrat kanë nënshkruar edhe një Marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat