O’Conell vizitë në Agjencinë Antikorrupsion - Bota Sot
O’Conell vizitë në Agjencinë Antikorrupsion

Aktuale

O’Conell vizitë në Agjencinë Antikorrupsion

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:00
O’Conell vizitë në Agjencinë Antikorrupsion

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Në këtë takim  Havolli e njoftoi ambasadorin O’Connell për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Ambasadori O’Connell konfirmoi mbështetjen ambasadës së Britanisë së Madhe për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën me përkushtim të këtij institucioni.

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes Agjencinë Kundër Korrupsion përmes projekteve të ndryshme në mandatin e saj parandalues.

Në takim po ashtu u diskutua për progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit karshi Zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dhëna gjatë Samitit të Londrës (2019).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...