PSD-ja paralajmëron Komision Hetimor për Qeverinë në lidhje me punësimet familjare - Bota Sot
PSD-ja paralajmëron Komision Hetimor për Qeverinë në lidhje me punësimet familjare

Aktuale

PSD-ja paralajmëron Komision Hetimor për Qeverinë në lidhje me punësimet familjare

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:08
Foto

Deputeti i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se ky fenomen i ka përcjellë të gjitha qeveritë e pasluftës të cilat sipas tij kanë rrënuar të drejtën e qytetarëve për punësim.

“Sot do të flasim për një dukuri që ka qenë shumë prezente në Kosovë, që janë punësimet dhe nepotizmi në institucionet publike. Ky fenomen i cili nuk nis tani është një fenomen që i ka përcjellë të gjitha qeveritë e pasluftës dhe ata kanë rrënuar të drejtën e secilit qytetar”, tha Molliqaj.

E për vazhdimin e kësaj dukurie Molliqaj fajëson edhe qeverinë Haradinaj. Ai thotë se kjo qeveri nuk e ka ndalë, por e ka vazhduar këtë dukuri.

“Kjo qeveri jo vetëm që nuk e ka ndal këtë dukuri, por e ka vazhduar avazin e vjetër duke punësuar njerëz në institucione publike pa kriter. Problemi i vazhdimi të këtij mentaliteti tregon se me këtë qeverisje vendi nuk mund të ketë institucione të pavarura dhe vendi nuk mund të ketë të drejtën e secilit qytetarë për një garë të barabartë të punësimit. Ka një theksim për një periudhë të shkurtë jo vetëm të punësimeve partiake, por edhe aty farefisnore. Një fenomen joligjor po mundohen ta bëjnë legjitim. Dhe deklarimet e tyre të fundit janë tendenca të rrezikshme”, tha Molliqaj.

Sipas tij, kjo dukuri atakon të fortët, pasi që sipas tij ata janë përfituesit.

“Një gjë e tillë është shqetësuese për ne si PSD pasi që përfituesit e vetëm të kësaj janë të fortit. Ne si PSD kemi vendosë që të nisim një komision hetimor parlamentar për qeverinë e Kosovës. Në bazë të gjetjeve që do i nxjerrim do krijohet një bazë e mirë për një padi e sidomos për manipulimin e listave të veteranëve”, u shpreh Molliqaj, raporton Ekonomia Online.

Dren Kukaj, drejtor i Punës dhe Mirëqenies sociale në Komunën e Prishtinës, tha se komuna me NPB-në ka dhënë një dëshmi shpresëdhënëse sa i përket ushtrimit të rregullt të bordit të drejtorëve. Kukaj u zotua që këto ndërmarrje do trefishohen financiarisht.

“Unë sot dua që para jush të demonstroj pa retorikë se si me shembullin tonë ne kemi paraqitur dëshmi shpresëdhënëse sa i përket ushtrimit të rregullt të bordit të drejtorëve. Për pasojë kemi një bord që është apartiak dhe në baza profesionale dhe konsideroj që jemi ndër bordet e para që kemi respektuar kriterin gjinor. Sot këtë ndërmarrje publike do ta trefishojmë financiarisht”, tha Kukaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...