Vajza e parë nga Kosova që shkon si diplomate në kryeqytetin rus, Moskë - Bota Sot
Vajza e parë nga Kosova që shkon si diplomate në kryeqytetin rus, Moskë

Aktuale

Vajza e parë nga Kosova që shkon si diplomate në kryeqytetin rus, Moskë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:54
Vajza nga Kosova, Aridona Fazliu

Në rrjetet sociale, të afërm të Aridonës, kanë publikuar pasaportën diplomatike të familjares së tyre, e cila është kosovarja e parë që ka shkruar në Moska me mision diplomacie, marrë parasysh që Rusia nuk e njeh Kosovën, e nuk kanë asnjë raport diplomatik.

Një familjare e Aridonës shkruan në Facebook se kushërira e saj edhe pse përfaqëson Zvicrën në Moskë, ajo indirekt përfaqëson edhe Kosovën.

Postimi i plotë:

Çika e agjës tim, Aridona Fazliu së shpejti me mision diplomatik në Moskë, Rusi. Ajo atje zyrtarisht përfaqëson Ambasadën Zviceriane, por indirekt edhe Kosovën.

Aridona, me shumë këmbëngulësi dhe vullnet të hekurt deri tash ka punuar në Zyrën e Imigracionit në Zvicër, ku edhe ka dëshmuar vetën se me punë mund t’ja dalësh kudo dhe kurdo.

Aridona, ti m’bën të ndihem krenar në dy mënyra, e para se je shqiptare e Kosovës dhe e dyta se i përkasim të njejtës familje.

Të priftë e mbara dhe mos tu ndalshin sukseset!

P.s. I love you <3

Të presim s’shpejti në Kosovë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...