AAK përkrah seancën e jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove - Bota Sot
AAK përkrah seancën e jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove

Aktuale

AAK përkrah seancën e jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:50
AAK

Grupi Parlamentar i AAK-së e ka përkrahur iniciativën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit.

Kjo sipas tyre ka kohë që është paralajmëruar nga kryeministri Haradinaj si paralajmërim.

Ata thonë gjithashtu se shkalla e rrezikshmërisë e funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit.

Komunikata e plotë:

Grupi Parlamentar i AAK-së përkrah iniciativën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojërave të fatit duke pasur parasysh pasojat  që po i sjellin vendit tonë.

Ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë.

Shkalla e rrezikshmërisë së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të vrasjes së njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqërinë tonë.

Urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...