Seanca e jashtëzakonshme për kazinotë, AAK del me njoftim zyrtar

Aktuale

Seanca e jashtëzakonshme për kazinotë, AAK del me njoftim zyrtar

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:52
Ramush Haradinaj

Kërkesës së LDK-së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojērave të fatit i është përgjigjur pozitivisht AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinajt.

Grupi parlamentar i AAK-së ka thënë se është pro kësaj iniciative dhe se ka kohë që kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbylljen e këtyre aktiviteteve.

“Grupi Parlamentar i AAK-së përkrah iniciativën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojērave të fatit duke pasur parasysh pasojat që po i sjellin vendit tonë. Ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojērave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë.
Shkalla e rrezikshmërisë së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të vrasjes së njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqërinë tonë. Urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit” thuhet në njoftimin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat