Deputetja Time Kadrijaj: AAK po punëson më së paku njerëz

Aktuale

Deputetja Time Kadrijaj: AAK po punëson më së paku njerëz

Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:49
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj ka thënë se partia e saj po punëson më së paku njerëz nëpër institucione publike, kështu duke u mbrojtur punësimet në Telekomin e Kovës dhe institucionet e tjera.

Punësimet partiake dhe familjare në institucionet shtetërore po arsyetohen nga vetë përfaqësuesit e partisë në pushtet.

Kadrijaj thotë se punësimi i familjarëve apo partiakëve tashmë është praktikë e partive në pushtet dhe madje sipas saj, Aleanca po e bën këtë në masë tejet të vogël karshi asaj çfarë ndodhi me vite.

Vetëm 1 për qind në nivel qendror, thotë Kadrijaj, të jenë të punësuar nga Aleanca.

“Merrni studioni të gjitha Ministritë dhe keni me pa çfarë shifrash keni me dal. Në njëfarë studimi që e kishin bërë organizata Çohu, aty dalin goxha do statistika të mira se kush ka punësu e kush jo”, ka thënë ajo në Rubikon.

“Le të hulumtohen prej 20 vitesh kush kënd e ka punësuar dhe ka me dal që Aleanca ka punësu më së paku”, ka shtuar më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat