Deputeti i VV-së: Në Kosovë tash flitet pa marre për korrupsion e nepotizëm - Bota Sot
Deputeti i VV-së: Në Kosovë tash flitet pa marre për korrupsion e nepotizëm

Aktuale

Deputeti i VV-së: Në Kosovë tash flitet pa marre për korrupsion e nepotizëm

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:39
Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu ka folur për çështjen e punësimeve që janë bërë më institucionet shtetërore nga partitë në pushtet. Ai ka thënë se tash në Kosovë flitet pa marre për korrupsion e punësime.

Aliu në emisionin “DPT te Fidani’ ka thënë se “tash nuk i vjen marre më askujt të flitet për nepotizëm, korrupsion e punësime”.

Deputeti i VV’së ka thënë se “perdja e marres është thyer me demarkacionin që është votuar në Kuvend”.

“ Tash nuk mund të flasim as për viza më, sepse demarkacioni u votua e viza s’kemi”.

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu liberalizmi i vizave lidhet edhe me faktin se sa Kosova është vend i besueshëm të ndërkombëtarët.

“ Ne e kemi humbur besimin tek shumë shtetet. Veprimet e shumta ta qeverisë kanë bërë që të krijohet një bindje se Kosova duhet të ndryshoj” .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...