Maroku nuk ndërron mendje, s’e njeh pavarësinë e Kosovës - Bota Sot
Maroku nuk ndërron mendje, s’e njeh pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Maroku nuk ndërron mendje, s’e njeh pavarësinë e Kosovës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Ambasadori i Marokut në Serbi Mohamed Almin Belhaj ka konfirmuar sot se qëndrimi i vendit të tij lidhur me “integritetin territorial dhe sovranitetin” e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se Maroku do ta përkrahë Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Përfaqësuesi diplomatik i Marokut në Beograd është takuar me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë Stafan Mladinoviq dhe ata kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, përcjell b92.

Mikpritësi serb e ka falënderuar zyrtarin e Marokut i cili ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës si dhe për votimin e vendit të tij kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...