Haxhiu e drejton gishtin kah kjo parti për lidhje me kazinot

Aktuale

Haxhiu e drejton gishtin kah kjo parti për lidhje me kazinot

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër në orën 10:30 për miratimin e një rezolute për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues duket se nuk do të zgjasë shumë.

Deputetja Haxhiu në Rubikon të KTV-së tha se sipas informacioneve që ka, tashmë ka një marrëveshje që në seancë të mos ketë debat dhe të votohet në shpejtësi rezoluta.

“Unë dëgjova që edhe mos me pas debat, mu votu shpejt e shpejt një rezolutë sepse nuk po donë me fol”, ka thënë Haxhiu.

Ajo e drejtoi gishtin kah Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se me një kërkim të thjeshtë në ‘Google’ shihet se nën udhëheqjen e kujt janë.

Kadrijaj duke e kundërshtuar deputeten e VV-së, e ftoi që të publikoi cdo gjë që e vërteton një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat