Zbulohet arsyeja pse Serbia po e kërcënon Kosovën me luftë dhe pse perëndimi nuk futet në luftë për Kosovën Veriore! - Bota Sot
Zbulohet arsyeja pse Serbia po e kërcënon Kosovën me luftë dhe pse perëndimi nuk futet në luftë për Kosovën Veriore!

Aktuale

Zbulohet arsyeja pse Serbia po e kërcënon Kosovën me luftë dhe pse perëndimi nuk futet në luftë për Kosovën Veriore!

Nga: N.Sh Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:35
Forcat e armatosura, foto ilustrim

Opinionisti Naser Aliu thotë se Serbia po vazhdon kërcënimet me luftë kundër Kosovës pasi e ka mbështetjen e Rusisë.

Ai thekson se Kosova duhet ta kuptojë se Perëndimi nuk futet në luftë kundër Rusisë për Kosovën Veriore.

Aliu ka treguar tregua se Kosova Veriore nuk mund të inkuadrohet kurrë, pasi nuk do ta lejon këtë Rusia, në anën tjetër, sipas tij, perëndimi përzihet në Ukrainë e Rusia i hakmerret ku i jepet mundësia.

“Ramushi le ta kthejë Çakorrin, ose le t‘i vejë taksa edhe Malit të Zi, nëse jo, të mos pengojë zgjidhjen. 20 vite investime në Serbi (diku 10 miliard dollar) nuk zhbëhen me taksa, që nuk zbatohen dhe nuk mungon asnjë artikull serb në Kosovë! Taksa është luftë për pushtet në mes komandantëve”, shkruan ai në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

"Serbia vazhdimisht kërcënon me luftë. Arsyeja e guximit? Ka mbështetjen e Putinit. Kosova duhet të kuptojë se Perëndimi nuk futet në luftë kundër Rusisë për Veriun e Kosovës! Lugina brenda, Veriu i banuar me serb, jashtë, ndryshe mbetemi pa Luginën dhe pa sovranitet në Veri.

Veriu nuk mund të inkuadrohet kurrë, sepse nuk do të lejojë Rusia! Perëndimi përzihet në Ukrainë, Rusia hakmerret, ku i jepet mundësia!

Ramushi le ta kthejë Çakorrin, ose le t‘i vejë taksa edhe Malit të Zi, nëse jo, të mos pengojë zgjidhjen. 20 vite investime në Serbi (diku 10 miliard dollar) nuk zhbëhen me taksa, që nuk zbatohen dhe nuk mungon asnjë artikull serb në Kosovë! Taksa është luftë për pushtet në mes komandantëve!", shkruan Naser Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...