Flet kryeministri Haradinaj për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit - Bota Sot
Flet kryeministri Haradinaj për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Aktuale

Flet kryeministri Haradinaj për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Nga: N.Sh Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovës.

Haradinaj, thotë se, ditë më parë ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

“Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish”, shkruan kryeministri Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë. RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...