Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (PDS) në opozitë Milos Jovanovic ka thënë se “jemi dëshmitarë të epilogut të bombradimit të Serbisë, sepse shtetet anëtare të aleancës ushtarake, sidomos ShBA-të, edhe tash e mbështesin secesionin e Kosovës”.
Jovanovic ka thënë për televizionin regjional N1 se e kundërshton hyrjen e Serbisë në NATO, por ka shtuar se duhet të bashkëpunojnë për shkak se kjo aleancë ushtarake jep një kontigjent ushtarësh, i cili është i stacionuar në Kosovë.
“Bashkëpunimi është racional, logjik dhe ne jeni të thirrur të bashkëpunojmë me NATO-në sepse ai jep një kontighjent në Kosovë dhe ai është garant i sigurisë së serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në Kosovë, sipas Rezolutës 1244, e cila, përndryshe, nuk po zbatohet”, ka thënë lideri i PDS-së.
Duke folur për intensitetin e bashkëpunimit, Jovanovic ka thënë se “ky bashkëpunim është i tepërt” dhe ka shtuar se “më shumë stërvtije me pjesëtarët e NATO-s, do të duhej të vëhet baraspeshë me rusët”.
Sipas Jovanovicit, Milosevici i ka shërbyer vetëm si shkas NATO-s për të bombarduar Serbinë.
PDS, bashkë me shumë parti tjera opozitare, mbështet protestat kundër pushtetit të Vucicit në Serbi dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.