Në vitin 2018 MAShT ka përmbushur 68 përqind objektivat e Planit Strategjik të Arsimit

Aktuale

Në vitin 2018 MAShT ka përmbushur 68 përqind objektivat e Planit Strategjik të Arsimit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:27
Shyqiri Bytyqi

(E plotësuar) - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar raportin e vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit për vitin 2018, ku është bërë e ditur se në vitin 2018 realizimi i objektivave ka arritur 68 përqind, krahasuar me vitin 2017 kur realizimi i objektivave ka qenë 55 përqind.

Ndër objektivat e PSAK-ut e që ka shënuar progres në vitin 2018 është përfshirja në edukimin parashkollor dhe parafillor, që ka shënuar ngritje. Po ashtu,  është rritur përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta në 50 përqind, rritje ka pasur edhe në përfshirjen e komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, ku në arsimin fillor është rritur për 10 përqind, ndërsa në arsimin e mësëm të ulët dhe të lartë në 20 përqind. 

Me rastin e publikimit të këtij raport, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se do të kenë mundësi të shohin të arriturat për vitin 2018 dhe sfidat të cilat i kanë pasur.

Ai ka përmendur disa nga të arriturat për vitin 2018, ndërkohë që ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë për realizimin e të gjitha objektivave që dalin nga PSAK.

Bytyqi: Ne kemi rritur shumën në 7 mijë e 500 euro e bursave për studentë që ndjekin universitete evropiane

“Angazhimi ynë, edhe unë si ministër po edhe i gjithë stafit të MASHT-it ka qenë që të sigurojmë jo vetëm cilësi dhe qëndrueshmëri, por të sigurojmë edhe mundësi të veçanta për të rinjtë tanë të cilët janë të dalluar qoftë në pjesën para universitar, qoftë në pjesën e arsimit të lartë. Në këtë drejtim dua t’iu përmendi angazhimin tonë lidhur me krijimin e mundësive për studentët tanë, të cilët janë të gatshëm të studiojnë në universitete të njohura evropiane dhe botërore. Ne kemi marrë një vendim që të gjithë studentët që do të regjistrohen në 500 universitetet më të mira të botës të kenë bursa të dinjitetshme për të vazhduar shkollimin e tyre. Nga shuma 2 mijë e 500 euro që ishte deri në këtë vit, ne kemi rritur shumën në 7 mijë e 500 euro që vërtetë t’iu sigurojmë mundësi studentëve tanë që të kenë një edukim në universitetet e njohura evropiane apo botërore, dhe pastaj të kthen në Kosovë ta japin kontributin e tyre”, tha ai.

Kurse, menaxheri i programit "Politikat e BE-së- Arsimi", nga zyra e BE në Kosovë, Stergios Tragoudas, ka thënë se publikimi i këtij raporti duhet të shërbejë që të gjenden hapa konkret për të gjetur zgjidhje për të gjitha sfidat që dalin.

Tragoudas: Qytetarët kanë deklaruar që pjesa e arsimit ka qenë brenga e tyre më e madhe

“Ne po punojmë bazuar në parimet e cilësisë dhe transparencës dhe për neve kjo është beteja më e rëndësishme që po e luftojmë në fushën e arsimit. Sidoqoftë, ne kemi parë pjesën e arsimit para një viti si prioritet më të lartë dhe jam i sigurt që kjo ka qenë një hulumtim ku qytetarët kanë deklaruar që pjesa e arsimit ka qenë brenga e tyre më e madhe. Pra, po punojmë përmes këtyre brengave dhe gjithashtu jemi  këtu që të dëgjojmë brengat, por gjithashtu po punojmë shumë afër me institucionet...14.08 Shpresoj që vetëdija po rritet cdo ditë dhe e di që ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës, posaçërisht në arsim. Po i shikojmë të gjitha sfidat nga një pikëpamje realiste dhe gjithashtu do të vazhdojmë pjesën e dialogut, jo vetëm me këto institucione po gjithashtu edhe me atë që e quajmë shoqëri civile dhe shpresoj që sot ju do të vini me hapa konkrete se si të merreni me të gjitha këto sfida”, th a ai. 

Në anën tjetër Rrezearta Zhinipotoku Behluli nga GIZ  shpreson që konferenca e sotme t’iu ndihmojë për të kuptuar se cilat janë fushat në të cilat duhet të përmirësohen.

Behluli: Këtë vit e kemi një rritje buxhetore diku prej 12 përqind

“Nëse e shohim raportin e vitit të kaluar, viti 2017, kemi pa që vetëm 52 përqind të aktiviteteve të planifikuara kanë arritur të implementohen. Kryesisht mangësitë kanë qenë në mungesën buxhetore dhe duke e marr parasysh këtë fakt GIZ bashkë me MAShT dhe 11 partner të tjerë kanë lansuar një kampanjë përmes së cilës kemi lobuar shumë tek Qeveria e Kosovës, tek Parlamenti i Kosovës për të ndarë më tepër buxhet për sektorin e arsimit. Kjo është realizuar këtë vit e kemi një rritje buxhetore diku prej 12 përqind dhe urojmë që Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti të vazhdojnë ta shohin sektorin e arsimit si prioritet dhe të vazhdojë që në mënyrë sistematike për cdo vit të rris buxhetin për këtë sektor”, tha ajo.

Publikimi i këtij raporti është bërë nga MAShT me mbështetje të GIZ-CDBE(Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor).

Më 2018 MASHT ka realizuar 68 përqind të objektivave

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), kanë publikuar raportin e vlerësimit të Planit Strategjik të arsimit për vitin 2018.

Me këtë rast, është bërë e ditur se në vitin 2018 realizimi i objektivave është arritur 68 përqind, krahasuar me vitin 2017 ku realizimi i tyre ka qenë 55 përqind.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli për të arriturat e këtij viti.

“Sigurimi i cilësisë ka vazhduar me punë në vitin 2018, në vitin 2018 ka qenë edhe vlerësimi i mësimdhënësve për një arsim cilësor. Arsimimi dhe aftësimi profesional, baza që është bërë në vitin 2018 do të jetë shumë e rëndësishme për vitin 2019. Angazhimi ynë ka qenë që të sigurojmë jo vetëm cilësi, por të sigurojmë mundësi të veçantë për studentët. Të gjithë studentët që regjistrohen në universitete të njohura në botë kemi vendosur që t’iu japim bursa në shumën prej 7 mijë e 500 euro, me qëllimin e vetëm që ata të kthehen pastaj për të kontribuar në Kosovë", tha ministri.

Menaxheri i programit "Politikat e BE-së- Arsimi", nga zyra e BE-së në Kosovë, Stergios Tragoudas, thotë se çështja më e vështirë është ajo e përmirësimit të cilësisë dhe transparencës, por se është shprehur optimist për ndryshime pozitive në këtë aspekt, ani pse ka pranuar se është i ngadaltë.

 "Zyra e be, ne po punojmë bazuar në parimet e cilësisë dhe transparencës dhe kjo është beteja më e rëndësishme. Në vitet në vijim do të vazhdojmë duke përfshirë edhe arsimin universitar. Shpresoj që vetëdija po rritet, e di që ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat