Pas katër muajsh bojkotim, Lista Serbe kthehet në Kuvend

Aktuale

Pas katër muajsh bojkotim, Lista Serbe kthehet në Kuvend

Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:55
Lista Serbe

Dje janë bërë katër muaj që kur Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që mallrat që hyjnë në territorin tonë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të paguajnë taksë 100%.

Pas këtij vendimi të Qeverisë, shprehur pakënaqësi Lista Serbe, deputetët e së cilës kanë bojkotuar punën e kuvendit për katër muaj.

Sot pas kësaj kohe të gjatë, deputetët serb janë parë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Kjo seancë mbahet për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit dhe bastoreve, pasi për pak ditë, dy persona gjetën vdekjen në kazino.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat