Topalli kritikon iniciuesit e seancës dhe rezolutës

Aktuale

Topalli kritikon iniciuesit e seancës dhe rezolutës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:14
Faton Topalli

Faton Topalli në emër të PSD-së, tha se e mbështesin në parim këtë rezolutë, mirëpo kishte dhe kritika në disa pika, që siç thotë ai kanë ardhur si mungesë e diskutimeve dhe harmonizimit me gjithë grupet e tjera parlamentare.

Sipas tij, në këtë mënyrë po mundohen që të sjellin Rezoluta që nuk mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në Qeveri.

“Kazinotë janë të rrezikshme për shkak të varfërisë. Politika më e mirë kundër varfërisë dhe kazinove  dhe lojërave të fatit  është politika e  mirëqenies sociale. Ky problem nuk është i ri, është shumë i vjetër. Pse Avdullah Hoti sa ishte ministër nuk e shtroi këtë çështje. Sikur propozuesit të sillnin një rezolutë të mirëfilltë do të takoheshim dhe do diskutonim për të pezulluar tërësisht këtë ligj. Mirëpo i ka kapur ndenja e numrave të opozitës që solli dhe mbajnë rezoluta kot”, tha Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat