Më në fund reflekton edhe Boiken Abazi, ia uron Kosovës barazimin

Aktuale

Më në fund reflekton edhe Boiken Abazi, ia uron Kosovës barazimin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:30
Boiken Abazi

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi më në fund i ka uruar Kosovës barazimin në ndeshjen miqësore me Danimarkën. Megjithatë, Boikeni ka treguar që nuk ka haber në futboll. Ai mendon që edhe ne ndeshje miqësore fitohen pikë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka shkruar se i uron me “gjithë zemër pikën që fitoi ekipi i përfaqësueses së futbollit të Kosovës”, duke menduar që edhe në ndeshje miqësore fitohen pikë.

“Ia uroj me gjithë zemër pikën që fitoi sot ekipi i përfaqësueses së futbollit të Kosovës. Kosova pa dyshim e dominoi ndeshjen. Do kisha dashur fitoren, si të gjithë ne, por edhe barazimi është shpresëdhënës. Presim fitore në ndeshjen në Shkodër, dhe synojmë, si përherë, bashkimin e ligës së futbollit Shqipëri-Kosovë, për të qenë edhe më të fuqishëm nën një kombëtare”, ka shkruar Abazi në Facebook.

E se nuk ka fort haber në futboll, e ka pranuar edhe vetë ai.

“…une mendova se ishte ndeshje grupi nga qe nuk jam ndjekes i rregullt i futbollit. Por kete ndeshje e pashe”, ka shkruar tutje ai.

Ndryshe, Kosova mbrëmë e ka barazuar 2-2 me Danimarkën midis stadiumit “Fadil Vokri”, duke shkuar në 11 ndeshje pa humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat