Lavrov: SHBA qëndron pas platformës për dialog, është ultimatum për njohje - Bota Sot
Lavrov: SHBA qëndron pas platformës për dialog, është ultimatum për njohje

Aktuale

Lavrov: SHBA qëndron pas platformës për dialog, është ultimatum për njohje

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:35
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nxitur Kosovën që të lëshojë një ultimatum për njohje të pavarësisë nga Serbia në fillim të këtij marsi.

“Pak ditë më parë, në fillim të marsit, Prishtina prezantoi platformën për bisedime, e cila nuk është asgjë më shumë sesa një ultimatum për njohje dhe që thotë se pavarësia e Kosovës duhet të njihet pa asnjë kusht dhe serbët nuk mund të kenë të drejtë të ndikojnë në këtë vendim”, citohet të ketë thënë Lavrov, shkruan TAAS.

“Uashingtoni këtë e “gëlltiti”. Unë besoj se ata kanë inkurajuar Prishtinën që të ndërmarrë këtë hap të pamatur”.

Kryediplomati rus ka thënë se vendet evropiane nuk janë shprehur lidhur me platformën pasi që thekson se nuk mund të kenë ndikim mbi Kosovën. Ai ka shtuar se Prishtina shpërfillë përpjekjet e BE-së për përmirësim të marrëdhënieve në mes të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar se në vitin 2008 vendet Perëndimore njohën pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Kosova për të justifikuar, siç shton, agresionin e NATO-së kundër ish Jugosllavisë.

“Askush s’po sulmonte askënd. Sidoqoftë, qëndrimet e Perëndimit që kanë qenë të detyruar që ta njohin pavarësinë e Kosovën me arsyetimin e serbët po kërcënonin shqiptarët e Kosovës janë absolutisht të pabazuara”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...