Bërnabiç harron krimet e Serbisë, thotë se bombardimi i NATO-s nuk ishte gabim i saj

Aktuale

Bërnabiç harron krimet e Serbisë, thotë se bombardimi i NATO-s nuk ishte gabim i saj

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:00
Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se Serbia është e vetëdijshme për gabimet e saja në të kaluarën, por bombardimi i NATO-s në vitin 1999, ka qenë gabim i të tjerëve dhe jo i qytetarëve të Serbisë.

Në 20-vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s, në një konferencë për mediat kryeministrja Bërnabiç është shprehur se Serbia nuk duhet të harrojë viktimat e sulmeve, fabrikat dhe urat e shkatërruara, por duhet të provojë të falë pasi, sipas saj, kjo është e vetmja rrugë për të realizuar potencialin e saj dhe për t’u kthyer nga e ardhmja dhe bashkëpunimi. 

Ndër të tjera Bërnabiç duke kujtuar ngjarjet e 20 viteve më parë, tha gjithashtu se ende nuk ka një përgjigje, se cilat janë arsyet e që një vend sovran, mund të sulmohet pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat