Milaim Zeka: Tash e mora vesh se si Xhavit Haliti i ka bë 2-3 milionë euro

Aktuale

Milaim Zeka: Tash e mora vesh se si Xhavit Haliti i ka bë 2-3 milionë euro

Nga: N.Sh Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:26
Milaim Zeka dhe Xhavit Haliti

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka e ka cilësuar të habitshëm deklarimin e Ministrit Bedri Hamza se asnjë kazino në Kosovë nuk ka licencë.

Ministri Hamza, ka folur në Kuvendin e Kosovës, ku edhe u miratua rezoluta e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Me këtë rast Zeka ka ironizuar me deklaratën e Xhavit Halitit kur ka thënë se: “Te tanë i kemi ba nga 2-3 milionë euro”.

Postimi i plotë i tij:

I dashur populli im trim, patriotik, intelektual, me memorien me te madhe ne kontinentin evropian (pasiqe asgje nuk regjistrojme ne GB e trurit), a po e ndiqi çka po thote ministri Hamza: “Asnje kazino ne Kosove nuk ka licence”!!! E me leje te kujte kane punu? E sa milionat i kane ba? E tash po e di kur Xhavit Haliti tha “te tane i kemi ba nga 2-3 milion…!!!Shteti i Burdushit. Njesoje ashte edhe me Motelet e prostitucionit. Ku jane prokuroret? Ku jane hetuesit policor? Po hetuesit e ATK se?!!! Ani liberalizim po dojna me shtet mafioz?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat