Hoti: I kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove - Bota Sot
Hoti: I kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove

Aktuale

Hoti: I kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove

Nga: N.H Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:26
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me propozimin e partisë së tij, Kuvendi ka vendosur të lirojë rrugët dhe lagjet nga lojërave të fatit, që kanë luajtur me fatin e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

Sipas Hotit, ata sot i kanë dhënë një goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit, siç paraqitet në Koncept Dokumentin e Qeverisë Haradinaj për lojërat e fatit të miratuar në Qeveri me 11 dhjetor 2018.

Ja postimi i tij:

Sot, me propozim te LDK-se, Kuvendi ka vendosur te liroje rruget dhe lagjet nga lojerave te fatit, qe kane luajtur me fatin e qytetareve dhe familjeve te tyre.

Sot i kemi dhene goditje nje mentaliteti qeverises te kazinove dhe lojerave te fatit, sic paraqitet ne Koncept Dokumentin e Qeverise Haradinaj per lojerat e fatit te miratuar ne Qeveri me 11 dhjetoe 2018.

Kjo eshte rezoluta qe eshte miratuar sot me propozim te LDK-se:

1. Qeveria te nise menjehere procedurat ligjore per pezullim te menjëhershem te aktivitetit te të gjitha llojeve te lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës dhe

2. Qeveria, brenda 30 dite, te sjelle ne Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...