Krasniqi për mbylljen e kazinove: Disa mbase kanë provuar të luajnë krejt “rastësisht”

Aktuale

Krasniqi për mbylljen e kazinove: Disa mbase kanë provuar të luajnë krejt “rastësisht”

Nga: Z.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:34
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi , ka reaguar pas mbylljes së Kazinove, përcjell “Bota sot.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: ” Me erdhi mirë që të gjithë njëzëri në Kuvend ishin për mbylljen e Kazinove që disa, mbase edhe kishin provuar të luajnë krejt “rastësisht” apo i kishin lejuar krejt “pahiri”! Apo ka ndodhur, siç ndodhë ndonjëherë, jeton me vite pranë një bukurie të cilën një ditë e vëren krejt rastësisht, siç ndodhin rastësisht mrekullitë?!”

Postimi i plotë:

DISA U KTHYEN NGA MARSI PËR T’I HEQUR KAZINOT

Sot në Kuvend disa folën, sikur se paku 20 vjetet e kaluara kanë jetuar në Mars dhe një ditë, sa qel e mbyllë sytë u kthyen në Tokë dhe e panë të mbushur me Kazino! Sikur edhe ato të ishin bash si tulipanët holandez në pranverë.

Me erdhi mirë që të gjithë njëzëri në Kuvend ishin për mbylljen e Kazinove që disa, mbase edhe kishin provuar të luajnë krejt “rastësisht” apo i kishin lejuar krejt “pahiri”! Apo ka ndodhur, siç ndodhë ndonjëherë, jeton me vite pranë një bukurie të cilën një ditë e vëren krejt rastësisht, siç ndodhin rastësisht mrekullitë?!

Ndonëse, mrekullive nuk u besoj! Po gjithçka është e mundur në vendin tonë krejt "rastësisht"!

Ndërsa, disa që jo pak herë kanë qenë në qeverisjet e pas Pavarësisë, i kisha lutur që qytetarëve të vendit mos t’ua fyejnë inteligjencien!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat