Flet xhaxhai i 7 vjeçarit shqiptar që u ther për vdekje në Zvicër - Bota Sot
Flet xhaxhai i 7 vjeçarit shqiptar që u ther për vdekje në Zvicër

Aktuale

Flet xhaxhai i 7 vjeçarit shqiptar që u ther për vdekje në Zvicër

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:37
Në vendin ku 7 vjeçari u ther për vdekje, ka vajtuar nëna e tij

Familja e shtatë vjetarit që u ther për vdekje në Zvicër derisa po kthehej në shtëpi nga shkolla, sipas të gjitha gjasave nga një grua e moshuar të cilën nuk e njihte, është shprehur e tronditur të premten për sulmin dhe kanë thënë se ende po provojnë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Një grua 75 vjeçare, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, u arrestua pak pas sulmit të enjten në qytetin e Bazelit. Prokurorët zviceranë thanë se e dyshuara mund të mos jetë penalisht përgjegjëse dhe po përgatitet një vlerësim psikologjik për të.

“Kur dëgjuam lajmin se çfarë kishte ndodhur, ishte tronditje për ne”, ka thënë për “The Associated Press”, Sylë Mahmuti, axha i viktimës.

Image

Prokurorët e Bazelit thanë se familja e djaloshit ka prejardhje nga Kosova dhe se në bazë të hetimeve, viktima nuk e ka njohur sulmuesin.

“Nuk kemi mundur të gjejmë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, si ka ndodhur”, ka thënë Mahmuti në shtëpinë e tij në Lipjan. “I vetmi informacion që e kemi marrë është se ai është prerë në qafë”.

Prokurorët zviceranë thanë se nga autopsia del se djaloshi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte marrë “lëndime serioze të therjes në qafë” gjatë sulmit.

“Nuk ka pasur ndonjë arsye”, ka thënë Mahmuti. “Ka shkuar në shkollë si fëmijët tjerë, dhe në 12:45 ai ka dalë nga shkolla, e gjatë rrugës ka hasur në plakën 75 vjeçare. Thashethemet që i kemi dëgjuar na kanë thënë se ka pasur njëfarë përleshjeje, por nuk dimë më shumë”, ka shtuar ai.

Image

Prokurorët e Bazelit thonë se e dyshuara është vetdorëzuar tek autoritetet pasi u kishte dërguar një mesazh telefonik disa personave dhe organizatave duke thënë se e kishte therë një djalosh. Ata po u bëjnë thirrje dëshmitarëve të paraqiten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...