Ahmet Isufi “kapet” me Avduallah Hotin për bastoret e kazinot

Aktuale

Ahmet Isufi “kapet” me Avduallah Hotin për bastoret e kazinot

Nga: D.RR Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:39
Ahmet Isufi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i ka reaguar shefit të grupit të LDK-së, Avduall Hotit për ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, përcjellë “Bota sot”.

Isufi shkruan se Hoti nuk duhet t’i akuzojë të tjerët për vonesën e këtij ligji, por vetën, pasi ata kanë mundur ta sjellin këtë ligj gjatë qeverisë Mustafa.

“Deklaratat e tua janë tepër të vonshme”, i ka reaguar ndër tjera Isufi- Hotit.

Postimi i plotë:

Edhe bastoret, edhe lojerat e fatit e edhe kazinot, jane te kohes sate e te tjereve para teje Avduhllah Hoti, prandaj mos akuzo te tjeret, para se ta akuzosh veten. Zotni meqe paske qene kaq i shqetesuar per kazinot, pse nuk i hyre procedures se ndalimit te tyre, sa vet ishe ne pushtet.
Kjo qe thuani sot, me se paku eshte hipokrizi!
Qeveria Haradinaj, pa te prit ty hiç e ka gati projektligjin per pezullimin e kazinove dhe ai qysh ne mbledhjen e radhes do te miratohet ne Qeveri!
Deklaratat tuaja jane teper te vonshme!
A I

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat