Kritikuesi i madh i Agim Veliut: Lutem për ty Agim, do të bëj dua tek Allahu

Aktuale

Kritikuesi i madh i Agim Veliut: Lutem për ty Agim, do të bëj dua tek Allahu

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku lutet që i pari i komunës së tij të ketë shpëtuar pa lëndime serioze.

Njëri nga kritikuesit më të mëdhenj opozitar në Podujevë, Maloku ka thënë se duhet të bëhet dua te Allahu për shëndetin e Veliut.

“Unë si Kryetar i Partisë FJALA shpreh shqetësimin tim në lidhje me aksidentin e Kryetarit të Podujevës Agim Veliu.
Lusim Zotin që mos të ketë pasoja shëndetësore dhe që All-llahu të ia lehtësoj gjendjen shpirtërore.
Ndonëse opozitë por për çdo gjë që nevojitet do të jemi pranë me aq sa kemi mundësi, ndërsa mundësia me e madhe është të bëjmë dua tek All-llahu” shkruan Maloku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat