Agim Veliu tregon se si ndodhi aksidenti

Aktuale

Agim Veliu tregon se si ndodhi aksidenti

Nga: D.RR Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:58
Agim Veliu

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu është aksidentuar sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Ai në Facebook ka njoftuar se aksidenti ka përfunduar pa lëndime trupore dhe se është shëndoshë e mirë, transmeton “Bota sot”.

Ai thotë se aksidenti ka ndodhur duke u përpjekur të shmangë një aksident me një veturë dhe kështu ka dalë nga rruga.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se sot, në përpjekje për tu shmangur nga një aksident kam dalë nga rruga me veturë.
Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime trupore.
Ju falenderoj të gjithë juve që më keni kontaktuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time shëndetësore.
Ju njoftoj se jam shëndosh e mirë.
AV

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat