Trupi i 7-vjeçarit të vrarë në Zvicrës varroset nesër në Gjilan - Bota Sot
Trupi i 7-vjeçarit të vrarë në Zvicrës varroset nesër në Gjilan

Aktuale

Trupi i 7-vjeçarit të vrarë në Zvicrës varroset nesër në Gjilan

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:25
Zvicra është tronditur nga vrasja e 7-vjeçarit që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.

Shtatëvjeçari nga Kosova i vrarë me thikë në Bazel të Zvicrës nesër varroset në Gjilan.

Zvicra është tronditur nga vrasja e 7-vjeçarit që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.

Familja e 7-vjeçarit ka treguar se trupi i pajetë i fëmijës sjellët në Kosovë nesër dhe varroset në Gjilan në orën 13:00.

Ndërkaq, gjatë ditës familjarët kanë folur për gazetën, duke e cilësuar vrajsen si raciste.

Të enjten derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, me inicalet I.M u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës.

 Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë.

Mediat zvicerane kanë shkruar se 75-vjeçarja është konstatuar se ka probleme mendore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...