India i kërkon për vjedhje, Haradinaj i pret si invesitorë

Aktuale

India i kërkon për vjedhje, Haradinaj i pret si invesitorë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:42

Janë biznesmenët më të kërkuar nga shteti indian. Vëllezërit Nitin dhe Chetan Sandesara, dyshohet se kanë mashtruar bankat në Indi, me rreth 600 milionë euro.

Duke iu ikur ndjekjeve nga Agjencia e Krimit Ekonomik në Indi, dy vëllezërit kanë gjetur strehë në Shqipëri. Për më tepër shteti shqiptar, u ka dhënë edhe shtetësi biznesmenëve të dyshimt edhe pse emrat e tyre ishin botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash. Por këtu nuk përfundon historia me ta.

Biznesmenët nga India po synojnë të investojnë edhe në Kosovë. Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në Facebook.

Siç mëson T7 indianet i kishte sjellur në Kosovë, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Erolld Belegu i cili njihet edhe si biznesmen.

E me Belegun ka qenë i pa pamundur kontakti gjatë së premtes.

Po ashtu burime të T7 thonë se njëri nga vëllezrit Sandesara është në lidhje dashurie me një modele nga Kosova e cila ka ndëmjetësuar në këtë takim me kryeministrin.  

Familja Sandesara, krijoi një kompani çaji në vitet tetëdhjeta në Indi, më pas u përfshi në një numër biznesesh nga prodhimi i bioteknologjisë tek krijimi i zonave të posaçme ekonomike, portet, termocentralet dhe hotelet.

Tani ata janë duke eksploruar industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat