Haziri: Shpresoj që shteti mik, Zvicra të zbardhë motivet e vrasjes së 7 vjeçarit

Aktuale

Haziri: Shpresoj që shteti mik, Zvicra të zbardhë motivet e vrasjes së 7 vjeçarit

Nga: K.M Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:51
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Përmes një postimi të tijin në facebook, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është shprehur i tronditur me rastin e vrasjes mizore të 7 vjeçarit shqiptarë në Zvicër, ku ka thënë se shprehet optimist që shteti mikë i Kosovës, Zvicra ta zbardh rastin.

Ja postimi i plotë i Hazirit në Facebook.

Shpirti i bardhë i Iliasit përgjaku gjithë botën me pafajsinë e tij. Jam i tronditur me vrasjen mizore të 7-vjeçarit nga Baseli. Shpresoj shumë që shteti mik i Kosovës, Zvicra, të zbardhë motivet e këtij akti mbase të paprecedent. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti nga Lipjani dhe familjes Xhemaili nga Gjilani. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat