Sejdiu: Pozicioni e mbaj taksën dhe dua marrëveshje përfundimtare, është i çuditshëm - Bota Sot
Sejdiu: Pozicioni e mbaj taksën dhe dua marrëveshje përfundimtare, është i çuditshëm

Aktuale

Sejdiu: Pozicioni e mbaj taksën dhe dua marrëveshje përfundimtare, është i çuditshëm

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:54
Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se mbajtja e taksës dhe kërkimi i një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë është një pozicion i çuditshëm.

Sejdiu në “Debat Plus”  në RTV Dukagjini,  ka thënë se nëse Kosova e ka me interes vazhdimin e dialogut, në diskutim duhet të vihet edhe taksa.

“Ta kemi të qartë se po futemi në një proces dialogu ky synimi është njohja reciproke. Nëse faktori ndërkombëtar thotë se taksa është problematike atëherë duhet të gjejmë mënyrën se si ta kushtëzojmë Serbinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ka shumë tema që e bëjnë të mundshme pezullimin e përkohshëm të taksës.

“Pozicioni e mbaj taksën, dua marrëveshje përfundimtare dhe nuk lëvizi nga kjo taksë për mua është paksa i çuditshëm”.

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se Serbia duhet t’i marrë disa hapa mirëbesimi që janë të arritshëm dhe të thjeshtë.

“Të ndalët fushata kundër Kosovës, marrëveshja për energji të zbatohet e që neve na mundëson  një pavarësie energjetike dhe dy tre elemente tjera që na mundësojnë një marrëveshje mirëbesimi”.

Sejdiu thotë se Marrëveshja e Brukselit dhe CEFTA po ndikojnë keq te tregtarët e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...