Krasniqi: Opozita nuk e rrezikon koalicionin qeverisës - Bota Sot
Krasniqi: Opozita nuk e rrezikon koalicionin qeverisës

Aktuale

Krasniqi: Opozita nuk e rrezikon koalicionin qeverisës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:01
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pasinqertë kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se kjo ka të bëjë më shumë me marketing politik meqenëse, sipas Krasniqit, asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje.

Ai ka thënë se opozita nuk e ka rrezikuar dhe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

Madje, sipas Krasniqit, sa i përket kësaj opozite, koalicioni mund ta çojë mandatin deri në fund.

Shefi i grupit parlamentar i PDK’së Memli Krasniqi, ka folur për ‘Epoka e Re’ edhe për dialog, me ç’rast ka thënë se Kosova duhet ta luajë rolin e vetë si partnere e besueshme e SHBA’së dhe BE’së në këtë proces.

Kurse sa i përket taksës, ai ka theksuar se, nëse do t’i rrezikonte raportet Kosovë – Amerikë, secili politikan do ta trajtonte seriozisht këtë çështje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...