Abrashi e akuzon Shpend Ahmetin për pazare me Qeverinë, thotë se mund ta dëshmojë me fakte

Aktuale

Abrashi e akuzon Shpend Ahmetin për pazare me Qeverinë, thotë se mund ta dëshmojë me fakte

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:43
Arban Abrashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka hedhur akuza në drejtim të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thotë se është bërë pjesë e një pazari politik me Shpend Ahmetin.

Ai aludon se kjo ka ndodhur në kohën kur kjo gjykatë duhej të sillte vendimin nëse Prishtina do të shkonte apo jo përsëri në zgjedhje, shkaku i rezultatit të ngushtë mes tij dhe tashmë ish-rivalit, Shpend Ahmetit.

Abrashi ka përmendur rastin e votimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës i cili kishte arritur të kalonte fal votave që kishte marrë nga disa deputet të PSD-së të cilët kishin votuar pro e që vetëm pak ditë më vonë, sipas tij, Kushtetuesja kishte vendosur në favor të tij duke ngritur dyshime rreth bërjes së ndonjë pazari politik mes PSD-së dhe koalicionit qeverisës.

“Gjykata Kushtetuese e ka pasur mundësinë të sjellë një vendim i cili kishte me e pastru edhe rastin e Prishtinës por edhe me sjellë standard të Kodit Zgjedhorë në Kosovë. Por, Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka vendosur të jetë pjesë e pazarit politik. Do të thotë, vendimi i Gjykatës është publikuar dy ditë pas votimit të Buxhetit kur partia e Shpend Ahmetit e shpëtoi Qeverinë nga rënia. Edhe mendoj që ky ka qenë favori të cilin e ka kthyer Gjykata Kushtetuese. Prandaj, ka qenë pjesë e pazarit politik që s’është dashur të bie në atë nivel dhe në atë kurth,” – ka thënë ai.

I pyetur nga Gashi se si ka mundësi të ketë bërë Gjykata Kushtetuese pazar me vendimin e saj për Prishtinën kur një vendim të tillë e ka dhënë edhe për Istogun, Abrashi ka dhënë detaj të cilat thotë të mos i ketë bërë publike më parë.

“Tash po ta shpjegoi për herë të parë se nuk e ka përmendur askush. Unë e kam parë që edhe kundër kandidati e ka sjellë rastin e Istogut, po e përmendi për herë të parë që ta konfirmojë edhe për ju por edhe për të tjerët le të themi mjegullën dhe dallaveret që kanë ndodhur edhe me Istogun edhe me Prishtinën. Istogu dhe rasti i Istogut ka qenë gati i përfunduar dhe gati për shqyrtim me 1 Mars të vitit të kaluar.”

“Me 1 Mars kur kanë qenë gjykatësit e huaj dhe kanë punuar, ka qenë rasti i përfunduar si i tillë sepse nuk kanë gjetur shkelje. Pretendimi i kundër kandidatit në Istog ka qenë se nuk i ka përditësuar listat votuese por komisioni i Venecias ka thënë që në raste të balotazhit mes votimi të parë dhe të dytë organet zgjedhore nuk janë të obliguara t’i përditësojnë për shkak të aspekteve teknike edhe ka qenë rasti i fituar nga Haki Rugova me 1 Mars të vitit….” – ka thënë ai.

Kur është pyetur se pse është vonuar rasti i Prishtinës ai është përgjigjur se pikërisht këtu edhe qëndron problemi. Sipas tij, vet vonesa gati një vjeçare e rastit të Istogut nga Gjykata Kushtetuese tregon se kjo gjykatë ka bërë pazare, për çka shprehet shumë i bindur.

“Unë mendoj që shumë bindur kjo ka qenë pjesë e pazarit gjë që mund ta dëshmojë edhe përmes fakteve juridike, por që edh epo shihet edhe ditëve të fundit se si ka rrjedhur situata,” – ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat