20 vjetori i bombardimeve, zëvendësohet flamuri amerikan te shtatorja e Bill Clintonit - Bota Sot
20 vjetori i bombardimeve, zëvendësohet flamuri amerikan te shtatorja e Bill Clintonit

Aktuale

20 vjetori i bombardimeve, zëvendësohet flamuri amerikan te shtatorja e Bill Clintonit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:03
Statuja e Bill Clinton

Për të kujtuar 24 marsin, fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka bërë zëvendësimin e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton, në Prishtinë.

Duke vendosur një flamur të ri, ata kanë përkujtuar 20 vjetorin e bombardimeve, ditë për të cilën thanë se është e rëndësisë së lartë, aq sa dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës” tha se po përpiqen të përcjellin një mesazh të sinqertë te të gjithë ata që ndihmuan Kosovën në vitin 1999.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk e harrojnë asnjëherë ndihmën që u është dhënë në atë kohë.

Rexhepi: Apelojmë të miqtë tanë: veproni për interesat tona

(Video)

“Është 20 vjetori, është një jubile, , dite e madhe që duhet të rangohet me ditën e pavarësisë së Kosovës. të jetë një mesazh i sinqertë, nga zemra, një mesazh i qytetarit të thjeshtë që i dërgohet ushtarit amerikan , britanik, gjerman, ushtarëve të NATO-s dhe KFOR-it që janë në Kosovë por njëkohësisht tu dërgohet mesazhe ambasadave që qëndrojnë në Kosovë, përmes tyre edhe shteteve dhe popujve të tyre, që populli i Kosovës veçanërisht populli shqiptar është shumë falënderues, është shumë mirënjohës për veprimet që i keni marrë. Ne nuk harrojmë, andaj edhe në këtë mënyrë  kemi apelu dhe apelojmë, , veproni për interesat e tona sepse nesër pasnesër do të dalë edhe  një shoqatë tjetër që do të dijë të u bëjë respekt të tillë ,edhe shteteve të tjera”, tha ai.

Rexhepi tha se përmes aktiviteteve që organizon shoqata, përcjellin mesazhe edhe te institucionet e Kosovës, që sipas tij, duhet të punojnë më shumë.

Rexhepi: U dërgojmë mesazhe institucioneve të Kosovës që të punojnë më mirë

“Përpos mesazheve politike pozitive që kemi dërguar dhe dërgojmë, ne viteve të tjera kemi bërë edhe shumë aktivitete të tjera, në këtë mënyrë kemi dashur të dërgojmë mesazhe heshtazi, shtetit të Kosovës, institucioneve të Kosovës, punoni më mirë, punoni më mençur, jepni shpresë më të madhe këtij populli, së paku rinisë” , tha ai.

Rexhepi bëri të ditur se shoqata nuk ka ftuar institucionet komunale apo qendrore në aktivitetin e sotëm.

Kujtojmë se më 24 mars 1999 filluan bombardimet e NATO-s në Kosovë, të cilat zgjatën deri më 10 qershor të atij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...