Haradinaj kujton 30 vjetorin e suprimimit të autonomisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj kujton 30 vjetorin e suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka shkruar për ngjarjen e para 30 vitesh kur u suprimua me dhunë autonomia e Kosovës.

Sipas Haradinajt kjo datë tregon për përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Postimi i Haradinajt:

U bënë 30 vjet prej se Serbia me forcën e tankseve në rrugë, suprimoi autonominë politike të Kosovës sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. Ishte një gjysmë lirie, e cila edhe si e tillë e pengoi regjimin shovinist të kohës. Populli i Kosovës në mënyrë paqësore me marshin dhe grevën e minatorëve, protestat e vazhdueshme të studentëve u përpoq ta sensibilizojë opinion e atëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm, por fatkeqësisht në vend të reflektimit Serbia dërgoi tankse, ushtri e polici dhe në vend të mbrojtjes së të drejtave ofroi dhunë për popullin e Kosovës. Derisa në Beograd festohej me shampanjë “unifikimi i Serbisë”, rrugët e Kosovës u përgjakën nga vrasja e dhjetëra protestuesve. Respekt për gratë dhe burrat që u kryengritën në mbrojtje të Kushtetutës. Ata janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat