Haradinaj bashkë me kabinetin e tij bëjnë homazhe te Pllaka Memoriale për ushtarët e KFOR-it.

Aktuale

Haradinaj bashkë me kabinetin e tij bëjnë homazhe te Pllaka Memoriale për ushtarët e KFOR-it.

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:46
Kryeministri Haradinaj

Përmes një postim në Facebook, kryeministri i vendit ka treguar se me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, bashkë me kabinetin qeveritarë kanë bërë nderime para Pllakës Memoriale për ushtarët e KFOR-it.

Ja postimi i plot i Haradinajt.

Dy dekada më parë filloi historia e re e Kosovës, kur bota e lirë përmes fushatës ajrore të NATO-s, ndërpreu tragjedinë e popullit tonë, shpëtoi shumë jetë dhe mundësoi rikthimin për jetë në liri të popullit të Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin, ndihmën dhe sakrificën sublime të grave dhe burrave të kombeve të lira, në shërbim të vlerave të lirisë, kam bërë nderim, së bashku me kabinetin qeveritar, te Pllaka Memoriale për ushtarët e KFOR-it, në Sheshin “Nena Terezë”, si dhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve Britanikë, në Sheshin “Edith Durham”, në kryeqytet. Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, qëndron e palëkundur në jetësimin e vlerave të përbashkëta euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat