Haradinaj: Miku i përjetshëm i Kosovës është NATO në krye me Amerikën

Aktuale

Haradinaj: Miku i përjetshëm i Kosovës është NATO në krye me Amerikën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:24
Haradinaj: Miku i përjetshëm i Kosovës është NATO në krye me Amerikën

Për të kujtuar 24 marsin e vitit 1999, fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë lapidarit të ushtarëve të rënë të KFOR-it dhe NATO-s që kanë shërbyer në luftën e fundit në Kosovë, dhe pranë pllakës përkujtimore me emrat e ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar të cilët gjithashtu kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Haradinaj ka thënë se miku i përjetshëm i Kosovës është NATO në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Qeverisë tha se e ka për nderë që në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, të nderojë sot ushtarët që kanë shërbyer në Kosovë.

Ai u shpreh se populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës Amerikës dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Haradinaj: Populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës NATO-s

“Populli i Kosovës, NATO-s të prirë nga Amerika, i është përjetë mirënjohës, nuk ka mik më të mirë se ai që gjendet në ditë të vështira, ne në ditë më të vështira e kohë më të vështira për jetën tonë nuk kemi pas se atë kohë. Miku më i mirë për ne, i përjetshëm, është NATO, vendet e NATO-s, si në këtë rast Mbretëria e Bashkuar, vendet e tjera, NATO e prirë nga Amerika, e faleminderit shumë”, tha ai.

Bashkë me kryeministrin, nderime kanë bërë edhe vartësi i tij Enver Hoxhaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat