Vuçiq reagon pas aksionit të Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në Mitrovicë

Aktuale

Vuçiq reagon pas aksionit të Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në Mitrovicë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:31
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të mbyllur lojërat e fatit.

“Ata po i testojnë serbët, për të parë se sa janë të gatshëm të reagojnë dhe kundërshtojnë”, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘rts’.

Sipas tij, Kosova po dëshiron që t’ua mbyll të gjitha rrugët e serbëve.

“Ata po dëshirojnë që plotësisht të mbysin shpresat për serbët, që të jetojnë në mënyrë paqësore në veri të Kosovës”, ka thënë ai, teksa ka komentuar aksionet e djeshme të Policisë së Kosovës në veri.

Dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës është miratuar edhe Rezoluta e cila kërkon mbylljen e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat