I “shkreti” Irinej vazhdon me të jetojë në iluzion: Kosova është Jerusalemi serb

Aktuale

I “shkreti” Irinej vazhdon me të jetojë në iluzion: Kosova është Jerusalemi serb

Nga: F. B. Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:59
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) patriarku Irinej

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) patriarku Irinej ka deklaruar sot se “Kosova është ‘Jerusalemi serb dhe vendi ynë i shenjtë, pre të cilës nuk mund të heqim dorë kurrë” dhe pret nga Rusia që si gjithherë në kohë të vështira të ndihmojë Serbinë të ruaj Kosovën.

 “Rusët janë të mëdhenj dhe popull i fuqishëm , ne jemi të bogël, por për fat varkën tonë e kemi lidhur për anijen e madhe ruse”, ka thënë Irinej, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Gasprom, që do të vazhdoj të ndihmoj me donacione punimet në tempullin “Sveti Sava”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Patriarku Irinej ka vlerësuar se Serbia sot është në “pozitë shumë të vështirë, por “froni rus” përherë gjatë historisë ka pasur mirëkuptim për popullin serb, duke përkujtuar se gjatë Luftës së Parë Botërore „ i shenjti mbreti Nikolaj i dytë ka bërë gjithçka që të mbroj shtetin dhe popullin serbe”.

Sipas tij,  “atëherë kur Rusia nuk ka mundur të ndihmoj sa kemi pritur, asnjëherë nuk na ka penguar për dallim nga aleatët tjerë tanë dhe të quajtur miq”.

Ai “me pikëllim të madh në zemër” ka thënë se ata miqtë e dikurshëm dhe aleatët „ sot kanë harruar miqësinë dhe aleancat nga kohët kur ishin në rrethana të vështira”, por „ vetëm tregojnë një tjetër fytyrë”.

„Interesi i tillë i tyre nuk është as në drejtësi dhe as në realitet, as nuk do mbetet si diçka me vlerë në historinë e përhershme”, ka thënë patriarku Irinej në solemnitetin në shtëpinë ruse në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat