Zbulohen keqpërdorimet me bileta, ja dallaveret që bëhen në stadiumin “Fadil Vokrri”

Aktuale

Zbulohen keqpërdorimet me bileta, ja dallaveret që bëhen në stadiumin “Fadil Vokrri”

Nga: N.H Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:17
“Fadil Vokrri”

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka informacione se edhe në biletat për ndeshjet e përfaqësues së Kosovës ka hyrë dora e korrupsionit.

“Sipas disa informatave, një mijë bileta janë të rezervuara për shikuesit VIP, e të cilat, edhe pse të parapara të kushtojnë 80 euro secila, megjithatë, thuhet se shumica shpërndahen falas. Por kjo nuk është e tëra! Na është thënë gjithashtu se Hoteli Emerald paguhet 30 euro për të shërbyer secilin shikues VIP, pa marrë parasysh sa bileta shpërndahen. Pra, ata thuhet se paguhen tridhjetë mijë euro, pa llogaritur a shpërndahen 50 apo një mijë bileta VIP”, ka shkruar ndër tjerash Gecaj.

Tutje Gecaj ka thënë se do të dëshironte shumë që këto informata të ishin të pasakta, megjithatë, thekson se është e udhës që gazetarët hulumtues dhe Prokuroria e Kosovës të merren seriozisht me ndriçimin e kësaj çështjeje.

Ja shkrimi i tij:

A KA KORRUPSION TEK “FADIL VOKRRI”?

Është vërtetë kënaqësi e jashtëzakonshme kur shohim kombëtaren kosovare duke u ballafaquar suksesshëm me ekipe të fuqishme të futbollit ndërkombëtar - zemra na bëhet mal! Megjithatë, është po ashtu mjaft dëshpëruese kur na arrijnë lajme se edhe në këtë mes mund të ketë hyrë dora e korrupsionit.

Sipas disa informatave, një mijë bileta janë të rezervuara për shikuesit VIP, e të cilat, edhe pse të parapara të kushtojnë 80 euro secila, megjithatë, thuhet se shumica shpërndahen falas. Por kjo nuk është e tëra! Na është thënë gjithashtu se Hoteli Emerald paguhet 30 euro për të shërbyer secilin shikues VIP, pa marrë parasysh sa bileta shpërndahen.

Pra, ata thuhet se paguhen tridhjetë mijë euro, pa llogaritur a shpërndahen 50 apo një mijë bileta VIP. Unë do të dëshiroja shumë që këto informata të ishin të pasakta! Megjithatë, është e udhës që gazetarë hulumtues dhe Prokuroria e Kosovës të merreshin seriozisht me ndriçimin e kësaj çështjeje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat