Ministri gjerman Mas: Çka do ndodhte në Kosovë mos të kishte intervenim të Nato-s - Bota Sot
Ministri gjerman Mas: Çka do ndodhte në Kosovë mos të kishte intervenim të Nato-s

Aktuale

Ministri gjerman Mas: Çka do ndodhte në Kosovë mos të kishte intervenim të Nato-s

Nga: F. B. Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:06
Hajk Mas

Për gjermanët kjo ishte “qasje e përgjegjshme”: Pjesëmarrja e aeroplanëve gjerman në bombardimet e NATO-së ishte e drejtë

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Hajk Mas ka thënë se “Berlini asokohe ka vërejtur se ka pasur ‘shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe vrasje masive”, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Bombardimet e NATO-së ndaj ish Jugosllavisë para 20 viteve ishin të drejta sikur edhe pjesëmarrja gjermane në aksionin e tillë ushtarak ka thanë Mas.

“Jam i mendimit se veprimet e NATO-së ishin të drejta. Nuk dua të mendoj çfarë do kishte ndodhur atje mos të kishte intervenim” – ka thënë Mas.

Ai shpreh qëndrimin se Gjermania ka marr pjesë në këtë aksion sepse kishte “qasje të përgjegjshme".

Mas theksoi se Berlini ka vërejtur se atje ka “shkelje të rënda të drejtave të njeriut, deri tek vrasjet masive".

NATO me 24 mars 1999 filloi agresionin në SRJ, ndërsa në operacionet e aleancës ushtarake të NATO-së kanë marr pjesë edhe aeroplanët gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...