Visar Ymeri takon Gent Cakajn dhe Besa Shahinin: Ju dëshiroj suksese dy ministrave nga Kosova

Aktuale

Visar Ymeri takon Gent Cakajn dhe Besa Shahinin: Ju dëshiroj suksese dy ministrave nga Kosova

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:18
Visar Ymeri takon Gent Cakajn dhe Besa Shahinin

Visar Ymeri nga Partia Socialdekrate ka marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste më Shqipëri.

Ai më pas ka takuar Gent Cakajn dhe Besa Shaninin dy ministrat nga Kosova që shërbejnë në Shqipëri.

“Me këtë rast, nder i veçantë edhe takimi me dy ministrat nga Kosova në qeverinë shqiptare; Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Gent Cakaj, dhe Ministren e Arsimit, znj. Besa Shahini”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

“I dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën e vyer dy ministrave nga Kosova, dhe po ashtu angazhim të palodhshëm dhe mbarësi në rrugëtimin politik Partisë Socialiste”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat